Rreth Nesh

“Pazari i vjetër” brenda Kalasë së Tiranës u është rikthyer qytetarëve, vizitorëve dhe dashmirësve të vendit dhe traditës sonë.


Me njësi shërbimi varg njëri pas tjetrit në të dy anët e pedonales, kjo hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, si mjedis kulinarie dhe artizanati është kthyer në një zë të fuqishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe materiale.


E ndërtuar në afërsi të kalasë së vjetër të Justinianit, një nga mbetjet e pakta arkeologjike, ende e pranishme në zemër të kryeqytetit shqiptar, Kalaja është në pronësi të familjes Toptani, një nga familjet më të pasura në Shqipëri dhe zonën ballkanike, me origjinë nga qyteti i bukur i Krujës, e cila u zhvendos në Tiranë në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Disa anëtarë të familjes prestigjioze, gjatë viteve të sundimit osman, u urdhëruan nga Perandoria për të qeverisur territoret e atëhershme otomane në tokën shqiptare.
Por, një nga anëtarët më të njohur të bërthamës familjare, poetit, artistit dhe aktivistit Murat Toptani, të cilit i është kushtuar rruga e bukur e këmbësorëve të Tiranës, ku gjendet Kalaja, ka luajtur një rol themelor në radhët e lëvizjes kombëtare të ringjalljes shqiptare kundër Perandorisë Osmane, e cila në vitin 1912 në Vlorë çoi në pavarësinë e Shqipërisë nga ajo perandori, pas rreth pesëqind viteve nën sundimin e saj.


Sot, Kalaja e Tiranës, pas restaurimit të kujdesshëm është kthyer në një oaz ku vizitorët mund të gjejnë gjithçka dëshirojnë si një destinacion të ri kulturor dhe në një vend ku mund të shijohen ushqime tradicionale, vizitohen galeri dhe dyqane për shitjen e produkteve tipike shqiptare dhe artizanale.

Ju mund të shijoni ushqimet tradicionale shqiptare, fantazitë më të mira gastronomike, mund të ndjeni aromën e detit me produket e servirura në mënyrë elegante, të shijoni verërat më perstigjoze shqiptare dhe të huaja, kokteile, lëngje frutash etj. Nëse jeni nga ata adhuruesit e flaktë të ëmbëlsirave, mund të vini të shijoni, ose të zgjidhni e të merrni me vete. Të apasionuarit pas produkteve unike mund të gjejnë krijimet më të bukura të punuara me dorë, veshje, bizhu dhe objekte dekori. Galeritë e artit bashkëkohorë me veprat e artistëve të njohur shqiptarë shtojnë kureshtjen dhe njohuritë mbi koleksionet autentike të trashëgimisë dhe folklorit shqiptar. Dhe, siç thotë shprehja: “Për të mbushur shtëpinë me njerëz, mjafton kafeja në zjarr”.

Për më tepër, gjatë vitit, në zonat e mrekullueshme dhe të mëdha të Kalasë, organizohen evenimente gastronomike, muzikë, ekspozita.

 

Me historinë e saj të vjetër dhe ende të pazbuluar mirë, që tregon vlerat e mëdha historike dhe kulturore të Tiranës, qytetit të të gjithë shqiptarëve ajo është zgjedhja e duhur për këdo që dëshiron të vizitojë Tiranën dhe për këdo që dëshiron një vend stilistikisht të bukur.

Reklamoni Biznezin Tuaj

Na kontaktoni nëpërmjet telefonit, emailit, formës së kontaktit apo rrjeteve sociale!